Maqedoni TOP LAJM

Koment/A po tenton Grubi “dalëngadalë të marrë shpatën” nga duart e Ahmetit ?

Zhurnal Ads

Shkruan, Bexhet Musliu

Shkup, 8 shtator, Zhurnal.mk – Para zgjedhjeve pijari i liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim ishte shumë aktiv, ndërsa ëndrra për kryeministrin shqiptar ishte fjala me të cilën fillonte dita për BDI-në dhe kryetarin e kësaj partie Ali Ahmeti.

Që nga dita kur u votua Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, e ku udhëheqësi i pijarit të Ahmetit, Artan Grubi u zgjodh zv.kryeministër i vendit dhe arriti qëllimet e veta përkundër shumë pakënaqësive brenda në parti, tani pijari i Ahmetit dalëngadalë ka filluar të “shuhet”.

Grubi duke vrapuar pas qëllimeve të tij në postin e ri, e të krijojë njëfarë simpatie tek opinioni dhe kolegët e tij në Qeveri, nga ana tjetër e ka lënë në harresë aktivitetin e kryetarit të tij Ahmetit.

Madje sot në një ditë kaq të rëndësishme për shtetin tonë, në ditën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, në vend se si çdo herë urimi i parë të shkojë nga i pari i BDI-së Ali Ahmeti, sot në “pole position” ishte Grubi, madje edhe me një video paraqitje, të cilën me siguri e ka përgatitur disa ditë më parë. Kjo marrje e bajrakut është edhe një ofendim për liderin Ahmeti.

Pas gjitha këtyre veprimeve a mund të themi se po konfirmohen faktet dhe shkrimet që dolën nga mediat periudhën e fundit, ku thuhej se Grubi dëshiron të trashëgojë BDI-në nga Ahmeti dhe atë për një kohë shumë të shkurtër. A munden këto veprime të jenë shenjë se Grubi po tenton “t’ia marë shpatën” nga duart Ahmetit.

Sidoqoftë, Ahmeti edhe ashtu pas zgjedhjeve disi nga mos angazhimi i pijarit të BDI-së, ngeli sikur të jetë pa shpatën në dorë. Bisedimet për formim të Qeverisë dhe ndarje të resorëve zhvilloheshin krah për krah me Grubin, dhe në fund shqiptarët ngelën pa kryeministrin shqiptar.

Ngelet të shohim nëse Ahmeti do të ngelë tani i vetëm dhe zv.kryeministri të fokusohet vetëm tek karriera personale.

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/

Pakënaqësitë lindën që nga emërimit i Grubit për zëvendëskryeministër

Shkëndijat e përplasjes së parë ndërmjet grupeve të ndryshme në BDI kanë lindur që nga momenti kur kryetari Ali Ahmeti vendosi të emërojë Artan Grubin, si zëvendës kryeministër të parë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Sistem Politik. Pakënaqësitë erdhën nga dega e Cairit dhe Sarajit, të cilat nuk mund të gëlltitnin që Grubi, i cili nuk gjen mbështetjen e votuesve, arriti të marrë një nga pozitat më të larta në Qeveri. Kjo u reflektua edhe publikisht dhe pikërisht për këtë arsye, u vonua edhe votimi i qeverisë, por edhe ndarja e “kulaçit” qeverisës në pozitat e zëvendësministrave, sekretarëve shtetëror dhe drejtorive.

Grubi u bë pika përçarëse e partisë dhe për këtë arsye shpesh shtrohet pyetja se a ishte e nevojshme që në këtë kohë tepër të vështirë, kur shumica parlamentare është në këmbë të qelqta, të fillojnë përçarjet brenda BDI-së dhe koalicionit qeveritar.

Nëse Jahoski del deputet i pavarur, atëherë hapet rruga që për çdo pakënaqësi në të ardhmen edhe deputetë të tjerë të dalin të pavarur dhe në këtë formë të mos ketë shumicë parlamentare në pushtet.

Në këtë rrugë mund të punojnë edhe struktura të ndryshme nga jashtë dhe brenda qeverisë, prandaj nevojitet që së shpejti të sqarohen shumë punë në të ardhmen.

Postime të ngjashme

Deri të premten nxënësit duhet t’i marrin notat e para

XH,I

Kontakte intensive me BE-në, Zaev beson se do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë

admin

Qyteti i Shkupit fillon me pagesë të detyrueshme të tatimit të pronës dhe firmarinës për vitin 2019

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...