Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë

A pret VMRO-ja sanksione nga Biden për mos respektim të marrëveshjes së Prespës ?

Shkup, 9 qershor – Zhurnal.mk – Presidenti amerikan Joseph Biden ka nënshkruar një urdhër me të cilin zgjerohet gama e masave të jashtëzakonshme lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila përfshinë ngrirje të pasurisë dhe ndalesë për hyrje në SHBA për personat të cilët punojnë kundër marrëveshjes së Prespës dhe marrëveshjes së Ohrit, dhe rrezikojnë paqen dhe bashkëpunimin rajonal, shkruan Zhurnal.

Me këtë urdhër, parashikohet sanksionim për cilindo person për të cilin Ministria e Financave e SHBA-ve, në konsultim me Stejt Departmentin, do të vërtetohet nëse personi është përgjegjës apo pjesmarës direkisht apo indirekisht në aktivitete apo politika të cilat rrezikojnë paqen, sigurinë, stabilitetin dhe integritetin territorial në cilëndo fushë apo shtet në Ballkanin Perëndimor dhe rrezikon proceset demokratike dhe institucionet në rajon.

Nëse ndonjëri prej politikanëve apo partive politike rrezikojnë ndonjë prej të lartëpërmendurve, do t’i pamundësohet hyrja në SHBA si dhe do t’i ngrihet pasuria.

VMRO-DPMNE dhe LEVICA kundër marrëveshjes së Prespës

Në vendin tonë, partitë të cilat më tepër kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës, janë partitë kryesisht maqedonase opozitare. Bëhet fjalë për Levicën dhe VMRO-DPMNE-në.

Agjencia e lajmeve Zhurnal kontaktoi me zëdhënësin e VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, për të kuptuar nëse presin ndonjë sanksionim nga SHBA-të nëse edhe më tej e kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës.

Kjo parti edhe më tej është në qëndrimin e Marrëveshja e Prespës është e dëmshme për shtetin dhe interesat e shtetit tonë, si dhe nuk solli asnjë dobi dhe të mirë që nga implementimi i saj.

“VMRO-DPMNE si parti ka për detyrë dhe obligim të mbrojë interesat nacionale dhe shtetërore. Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për marrëveshjen e Prespës është ky: VMRO-DPMNE nuk ka marë pjesë në negociata, krijimin, sjelljen e saj në parlament dhe implementimin, i njejti është asimetrik dhe në kundërshtim me interesat kombëtare maqedonase.

Pyetja kryesore që duhet të përgjigjet është se sa marrëveshja e Prespës e përmirësoi kualitetin e jetës për qytetarët e Maqedonisë? Edhe përskaj të gjitha premtimeve dhe fushatave të rreme, qytetarët jetojnë në varfëri, është shkatërruar shëndetësia, arsimi, bujqësia, ekonomia, jemi jashtë nga premtimet për përparim të shpejtë dhe anëtarësim në BE. VMRO-DPMNE mbështetë luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit të përfshira në kornizën në fjalë dhe në këtë rast gjysma e Qeverisë së Zoran Zaev dhe LSDM-së duhet të jenë në listën e zezë, sepse nuk ka pothuajse asnjë ministër që nuk është i futur thellë në krime dhe afera kriminale. VMRO-DPMNE është parti e cila nga fillimi lufton dhe punon për anëtarësim të plotë të Maqedonisë në BE dhe NATO me atribute të mbrojtura kombëtare”, ka deklaruar Stoillkovski për Zhurnal.

Nga VMRO-DPMNE në këtë rast nuk ndjejnë faj dhe vazhdojnë të mos pranojnë marrëveshjen e Prespës përshkak se siç thonë, është në kundërshtim me interesat kombëtare.

Biden interesohet për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, që do të thotë se kjo nuk vlenë vetëm për Maqedoninë. Biden do të kujdeset për paqen gjithashtu edhe në Kosovë, Serbi, Shqipëri, Bosnje dhe Mal të Zi.

Të gjitha marrëveshjen ndërkombëtare duhet të respektohen deri në fund sepse në të kundërtën do të pasojnë sanksione nga SHBA-të, respektivisht nga presidenti amerikan Joseph Biden./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

Gjykatësit me rritje të pagave prej 15% deri në vitin 2022

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...