A vini re se si veprojnë partitë politike shqiptare

Shkruan, Qenan Aliu

 

Në mënyra pompoze etablojnë e promovojnë kandidatura vetëm për kryetar komunash. Asnjë nga ata nuk promovon përbërjen e anëtarëve të KËSHILLAVE TË KOMUNAVE. Ore a jeni në vedi apo jo, a nuk e dini se cili është ORGANI më i lart i VETËQEVERISJES apo ashtu jua kondë !

Po kush i sjellë politikat publike të pushtetit lokal përmes PROGRAMEVE, PLANEVE. BUXHETIT e VENDIMEVE të ndryshme me karakter të përgjithshëm ?

Po cili organ i PËRFAQËSON QYTETARËT e njësisë vetëqeverisëse ?

A e meritoni tju parashtrojmë edhe shumë PYETJE tjera apo jo ?

Bëjeni këtë sepse shoqëria jonë ka nevojë të edukohet dhe të njohë për së afërmi përfaqësuesit e vet në pushtetin lokal. Demokracia nis nga poshtë, shoqëria ka nevojë për informim,komunikim të ndërsjellë, bashkëpunim dhe mirsjellje korekte.

Decentralizimi dhe pushteti lokal janë më shumë se sa një kryetar komune por kuptohet, jo për nga rëndësia edhe të këtij të fundit.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1756246071431560&id=100011385528173

Related posts

‘Ata që nuk mendojnë-paragjykojnë’

D V

Kriza e refugjatëve e shton interesimin për stabilitetin në Afganistan

D V

Lakmia e vetme e vajzave është dashuria!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com