Agjencia Zhurnal.mk

A9 e-tron, kundërpërgjigje e Audit ndaj Mercedesit dhe Jaguarit

Prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, Audi, në vitet e ardhshme planifikon të lansojë 20 modele tërësisht elektrike dhe 10 plug-in hibridë, si dhe në mesin e këtyre modeleve do të jetë edhe A9 e-tron.

Audi A9 e-tron, që emrin kodues e ka E6, është në fazën e hershme të zhvillimit ndërsa në treg pritet të dalë gjatë vitit 2024, transmeton KOHA. Ky model elektrik, në anën tjetër, do të jetë kundërpërgjigje ndaj modelit tërësisht elektrik EQS të Mercedesit dhe XJ të Jaguarit, i cili po ashtu do të ketë motor elektrik.

A9 e-tron pritet të vijë me teknologjinë më moderne të kompanisë, duke përfshirë sistemin për vetëvozitje dhe rrjetin 5G.

Sipas disa burimeve, thuhet se A9 e-tron do të ketë formën e Sedanit sportiv ose versionit Lifback, si dhe se do të ketë dimensionet e ngjashme me atë të Audi A7 Sportback aktual ndërsa enterierin më të madh se atë të Audi A8-shit.

Për zhvillimin e platformës së A9 e-tronit, Audi do të bashkëpunojë me Porschen. Po ashtu, Audi thotë se do të jetë një veturë elektrike shumë efikase.

Mercedes-Benz EQS
Jaguar XJ

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!