Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

AAK e quan skandaloze ndaljen e shtesave për pensionistët, kërkon nga Qeveria ta anulojë këtë vendim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë Kurti për heqjen e shtesave prej 20 euro për pensionistët.

Nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi ka thënë se Qeveria Kurti duhet që menjëherë ta anulojë këtë vendim.

“Ne kërkojmë nga kryeministri që menjëherë ta ndalojë këtë vendim për shtesat prej 20 eurove që i janë hequr pensionistëve. Kjo mënyrë e veprimit të Qeverisë është në vazhdën e gabimeve që ka bërë dhe ka filluar të thellojë krizën në vend”, ka thënë Isufi.

Ai ka shtuar se me këtë vendim Qeveria Kurti ka rrezikuar kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë, atë të pensionistëve.

“Ka segmente tjera ju qeveria mund të kursehet. Është johumane jo njerëzore ky vendim i marr dje, dhe kërkesë e jona është që qeveria menjëherë ta anulojë këtë vendim”, u shpreh Isufi.

Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e quajti këtë vendim skandaloz, ku preket kategoria më e rrezikuar sociale ajo e pensionistëve.

“Sot jemi më 22 prill, një muaj nga qeverisja Kurti dhe për këtë muaj kanë ndodhur një mori vendimesh që kurorëzohet me vendimin e fundit që është skandaloz që preket kategoria më e rrezikuar sociale ajo e pensionistëve. Jemi duke folur për veprime totalisht të papërgjeshme të pa planifikuara”, ka thënë Tahiri.

Tahiri shtoi se shfuqizimi i vendimit që sanksionin kategorinë më të rrezikuar sociale, duhet të ndodh sot.

Sa i përket vaksinave antiCOVID, Tahiri tha se nëse Qeveria merr vendim për blerjen e tyre AAK do t’ju qëndroj mbrapa.

“Sa i përket vaksinave, ne jo që jemi të fundit , por kemi hyrë në konflikt mes veti jo mediat, jo gazetarët, jo kontrata, merrni vendim për blerje të vaksinave AAK e keni mbrapa në Kuvend, kjo është kërkesa jonë për ta. Mos të fshehën nga përgjegjësia”, u shpreh ai.

Postime të ngjashme

​Zemaj: Albin Kurti e Arben Vitia sot kanë rrezikuar qytetarët e Kosovës

S.B.

Norvegjia ia dhuron 100 respiratorë Qendrës Mjekësore të FSK-së

S.B.

49 raste pozitive dhe dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

S.B.

Pahori në Serbi: Nga samiti Bërdo-Brioni do t’i dërgojmë mesazh BE-së se vendet e Ballkanit duhet të hyjnë bashkë në BE

S.B.

Mbyllet një biznes dhe dënohen 23 të tjera për mosrespektim të masave antiCovid-19

S.B.

Pas tollovisë së sotme, policia vendos rrethoja të hekurta në oborrin e sallës “1 Tetori”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...