Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

AAK ende nuk ka marrë asnjë vendim për deputeten Reshitaj, Haradinaj: Vota e saj ishte pjesë e trafikimit të votave për Osmanin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sërish për vendimin e deputetes Albena Reshitaj e cila mori pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani.

Haradinaj ka thënë se vendimi i deputetes Reshitaj ishte pjesë e trafikimit të votave.

“Ne e shohim vendimin e deputetet Reshitaj si pjesë e procesit të trafikimit të votave nuk na vjen mirë. Si Aleancë kemi qenë të gatshëm me vendos marrëdhënie çfarëdo natyre për të ndihmuar formimin e institucioneve, por nuk ndihemi mirë kur zonja Reshitaj dhe të gjithë ne kemi kërkuar votë për Aleancën dhe veprimi individual ja ka pamundësuar Aleancës rolin e vet në ndërtim të institucioneve”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se zgjedhja e presidentes dhe fituesit e zgjedhjeve e kanë lënduar edhe fitoren e tyre por edhe të Kosovës.

“Zgjedhja e presidentes në këtë rast por edhe fituesit e rinj e kanë lënduar edhe futoren e tyre dhe të Kosovës me tri veprime. I pari ka qenë kërcënim, jepna votën ose ju dërgojmë në zgjedhje, i dyti ka qenë Ligji për zgjedhje që ka ardh natën dhe vetëm një zor të madh duhet me pas me trafiku një ligj të tillë bazik për demokraci, dhe i treti është trafikimi i votës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se nuk kanë marrë asnjë vendim të caktuar për deputeten Reshitaj.

“Nuk kemi marrë asnjë vendim për zonjën Reshitaj, dhe bindja ime është që edhe vota e saj ishte pjesë e trafikimit të votave për zgjedhjen e presidentes”, u shpreh Haradinaj.

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Qeveria thotë se fluksi i qytetarëve për në Shqipëri s’ka lidhje me masat

R Zh

Nga Qeveria e Serbisë pyesin Kurtin: A e ke prioritet “Shqipërinë e Madhe”?

R Zh

“Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve”

R Zh

Kosovë / 775 gjoba brenda 24 orëve për ata që s’respektuan masat anti-COVID

R Zh

Presidentes Osmani i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...