Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

AAK-ja kritikon Qeverinë për mungesën e programit: Kurti s’ka treguar që ka vizion

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kritikuar Qeverinë Kurit për mos publikimin e Programit Qeverisës, raporton Ekonomia Online.

Zyrtarë  të kësaj partie në një konferencë për medie kanë thënë se sfidat me të cilat po përballet vendi nuk lejojnë komoditet as për Qeverinë e as për opozitën.

Nënkryetarja e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se Qeveria Kurti nuk ka treguar që ka vizion  qeverisës.

‘Një strukturë e cila ka kapacitetin t’i fitoj zgjedhjet, do duhej të kishte edhe kapacitetin për të marrë përgjegjësitë për proceset që nga dita e parë e qeverisjes. Jemi në përmbyllje të muajit të parë të qeverisë Kurti, e ne ende nuk kemi parë Programin Qeveritar, të bazuar në premtimet e fushatës elektorale. Kjo është shqetësuese, jo vetëm për ne si subjekt opozitar, por për të gjithë qytetarët e vendit. Humbja e muajve mund të rezultojë me humbje të viteve.Kthimi në normalitet nuk toleron veprime pa një Program Qeveritar, i shoqëruar me një Plan Veprimi’, tha Haxhiu.

‘Si rezultat, ne deri tani kemi parë veprime populiste, e fatkeqësisht edhe shfaqje të nepotizmit, lëndim të raporteve me shtetin tonë amë, veprime këto që janë kritikuar ashpër nga mediet dhe qytetarët. Kemi parë një vendim të padrejtë e pa asnjë bazë shkencore, me të cilin u godit ekonomia e vendit, me mbylljen e gastronomisë dhe vendosjen e orës policore.

Pra, si është e mundur që në njërën anë ta mbyllësh shtëpinë tënde( mbyllja e gastronomisë dhe dëmet krejtësisht të panevojshme ekonomike),ndërsa në anën tjetër të shfaqesh e të bësh lojën e djallit në mënyrën më të pakuptimtë në shtetin amë, madje duke e lënduar rëndë demokracinë.

Ky është një paradoks që vetëm një qeveri si kjo e Albin Kurtit mund ta bëj, në vend të zgjidhjes së problemeve dhe punëve që kanë para vetes çdo ditë e çdo minutë”, tha Haxhiu.

‘Një Qeveri e cila ka dalë nga një mbështetje popullore, nuk do të duhej të frikësohej nga komunikimi me publikun, e as nga transparenca. Një qeveri e tillë, nuk duhet të konsiderojë se me përfundimin e zgjedhjeve, ka përfunduar edhe kujdesi ndaj qytetarëve, të cilët e sollën në pushtet’, tha ndër të tjera Haxhiu.

Ndërsa Shefi i  Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri tha se kjo Qeveri ka ardhur me premtime të mëdha, por që puna nuk po shihet.

“Realisht punë nuk po shihen askund. Tash janë dy muaj ku zgjedhjet kanë përfunduar. E para ka të bëjë me energjinë – nuk guxon të rritet çmimi i energjisë, në program duhet të përfshihet miratimi i Ligjit për paga që rregullon pagën edhe të mjekëve e policëve. E treta ka të bëjë me Policinë, pra sigurimin shëndetësor dhe pensionimin”, ka deklaruar ai.

Postime të ngjashme

Haxhiu: Shqipëria mund ta padisë Serbinë për gjenocid në emër të Kosovës

Dafina Vidishiqi

Përfundon takimi Kurti-Macron, zv.kryeministrja Emilija Rexhepi tregon çka u bisedua

Dafina Vidishiqi

Brenda dhe jashtë pallatit Elysee, takimi Macron-Kurti

Dafina Vidishiqi

Apeli miraton pjesërisht mocionet e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, kërkon nga ZPS version të korrigjuar të aktakuzës

Dafina Vidishiqi

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Dafina Vidishiqi

Kurti në Paris: Kosova synon aspiratat demokratike dhe evropiane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...