Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

AAK kërkon nga Qeveria sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave për krejt qytetarët

Prishtinë, 10 prill, Zhurnal.mk – Infektologu dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se është nevojë urgjente sigurimi i vaksinave për gjithë popullatën.

Ai në një konferencë për media ka thënë se duhet shfrytëzuar buxheti që është ndarë për blerjen e vaksinave dhe të vihen kontaktet me vendet mike që të arrihet sigurimi i vaksinave kundër COVID-19, njofton Klan Kosova.

“Në kohën e mbylljes së gastronomisë dhe të karantinimit parcial të vendit, në kohën kur mbi 15 mijë vetë janë vaksinuar jashtë vendit dhe në kohën kur vetëm dje mbi 15 mijë qytetarë, madje edhe pushtetarë aktualë, lëshuan vendin në drejtim të Shqipërisë, ne si AAK kërkojmë prej Qeverisë dhe ministrit Vitia që në një afat sa më të shkurtë të sigurohet sasia e nevojshme e vaksinave për vaksinim të mbarë popullatës”.

Gjithashtu, Dreshaj ka kërkuar që të bëhet publik edhe plani për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimit dhe tha se kjo duhet bërë pa vonesa me qëllim të informimit të qytetarëve që mos hezitohet marrja e vaksinës.

“Pandeminë duhet ta luftojmë bashkë dhe t’i lëmë kapricat dhe egocentrizmin. Ministri Vitia t’i bashkërendisë forcat me ministrat paraprakë, Armend Zemajn dhe Urani Ismailin, që të bashkëpunojnë lidhur me situatën. Populli ynë ka nevojë për vaksinim masiv. Pandemia nuk na ndan, ta luftojmë bashkë”.

Postime të ngjashme

Norvegjia ia dhuron 100 respiratorë Qendrës Mjekësore të FSK-së

S.B.

49 raste pozitive dhe dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

S.B.

Pahori në Serbi: Nga samiti Bërdo-Brioni do t’i dërgojmë mesazh BE-së se vendet e Ballkanit duhet të hyjnë bashkë në BE

S.B.

Mbyllet një biznes dhe dënohen 23 të tjera për mosrespektim të masave antiCovid-19

S.B.

Pas tollovisë së sotme, policia vendos rrethoja të hekurta në oborrin e sallës “1 Tetori”

S.B.

Deputeti i VV-së: Marshi në solidaritet me popullin palestinez nuk dëmton raportet me Izraelin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...