Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

AAK nuk do të ketë kandidat për kryeminisër

Më 14 shkurt, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur udhëheqësit e institucioneve të vendit.

Një nga partitë e vendit që do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve, padyshim që është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Por është pikërisht Haradinaj i cili ka konfirmuar se nuk do të kenë kandidat për kryeministër në këto zgjedhje, pasi synim i kësaj partie dhe vetë atij është posti i Presidentit të Kosovës.

Haradinaj tha për lajmi.net, se nuk nxjerrin kandidaturë për kryeministër, pasi e kanë kandidaturën për president.

“Nuk nxjerrim kandidaturë për kryeministër, kemi kandidaturë për president. Sikur të ishim një parti 70% do të nxjerrnim tre emra, për kryeministër, për president, për kryeparlamentar do të ishin këta emrat tanë”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu deklaroi se synojnë të arrijnë një rritje prej mbi 20 deputetë, që është objektive reale.

“Ne synojmë rritjen mbi 20 deputetë është objektiv real edhe një sinqeritet, një vërtetësi në garë me ju tregu qytetarëve se çfarë kërkojmë. Ne garojmë në këto zgjedhje me ja dhënë Kosovës presidentin”, shtoi Haradinaj.

Duhet përkujtuar që partia e Haradinaj vazhdon të jetë në koalicion udhëheqës të qeverisë në detyrë.

Mbrëmë U.D së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani shpalli datën e zgjedhjeve të përgjithshme, 14 shkurt.

KQZ në mbledhjen e sotme bëri të ditur se tashmë kanë filluar përgatitjet për zgjedhje, teksa fushata zgjedhore nis më 3 dhe përfundon më 12 shkurt, kurse buxheti për këto zgjedhje është vendosur të jetë 5 milionë e 651 mijë euro.

Postime të ngjashme

Kërkohet të mos ketë shtyrje të testit të arritshmërisë dhe maturës

T E

17 deputetët që kanë fituar më së shumti legjislatura

T E

Vdes nga Coronavirusi peshkopi Atanasija

T E

Këta janë 120 deputetët e rinj të Kosovës

T E

Votat e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër

S.B.

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, për 24 orë shënohen shtatë vdekje dhe 591 raste të reja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...