Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

AAK të premten publikon listën e kandidatëve për deputetë, Haradinaj bartës i listës

Zhurnal Ads

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se do të jetë bartës i listës së kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit, por nuk do të ndryshojë qëndrimin se i njëjti do të jetë vetëm kandidat për president dhe jo për kryeministër.

Ai tha se po garojnë me program qeverisës që i përgjigjet sfidave dhe me kandidatë me integritet.

“AAK do të kontribuojë në Parlament dhe Qeveri, dhe me mua si president ta bëjmë Kosovën një shtet me të cilën krenohemi të gjithë dhe të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka prezantuar persona që i janë bashkuar Aleancës dhe të cilët do të jenë për herë të parë kandidatë për deputetë.

“Nesër do të paraqesim listën e plotë të kandidatëve ku dy të tretat janë të rinj”, tha Haradinaj.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ndahen 203 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta

S.B.

Vjosa Osmani pranon largimin nga LDK, sulmon Hotin: Është arrogant

admin

Deputeti i VV-së: Driton Selmanajn s’do ta lejojmë të marrë pjesë në seanca

S.B.

Sulmohet fizikisht një person nga dy të tjerë në Pejë

S.B.

Zemaj prezanton projektin e finalizuar për ndërtim të spitalit të Podujevës

B M

Nënkryetari i Kuvendit thotë se VV nuk e do rrëzimin e qeverisë, por kanë mbetur pa tema

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...