Abakarov bie në çerekfinale, por ka shpresa për bronz olimpik

nga D V

Zelimkhan Abakarov nuk i’a doli të shkojë në gjysmëfinalen e mundjes, në kategorinë deri në 54 kilogramë të Lojërave Olimpike.

Mundësi kuqezi humbi ndeshjen e tij të dytë, të vlefshme për fazën çerekfinale me rivalin nga India, Aman.

Ish-kampioni i botës në vitin 2022 nuk mundi të hynte për asnjë moment në garë, duke i dhënë shansin kundërshtarit që të fitonte 12-0 me pikë teknike.

Megjithatë Zelimkhan ka ende shpresë për medaljen e bronztë, në rast se mundësi indian që e eliminoi, arrin të fitojë ndeshjen gjysmëfinale me kundërshtarin japonez dhe të kalojë në finale. Në këtë rast, sipas rregullores ai tërheq edhe Abakarov, që nëpërmjet ripeshkimit ruan ende shpresa për vendin e tretë në podium.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More