Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Abazoviq: Më janë ofruar 21 milionë euro për të mos e rrëzuar Gjukanoviqin

Zhurnal Ads

Udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, konfirmoi informacionin se iu ofruan 21 milionë euro në mënyrë që të mos rrëzonte presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Abazoviq, i cili është kandidat për zëvendëskryeministër, tha se mori oferta për atë nga disa palë, por që nuk dha më shumë detaje të tjera.

“Unë kam shumë presion sepse është një pjesë e madhe që morëm pas zgjedhjeve. Por, unë nuk ndihem i pasigurt”, tha Abazoviq, raporton vijesti.me.

Ai tha se qeveria e re malazeze mund të mos ketë mbështetjen e parlamentit, por ajo ka një mbështetje të madhe nga qytetarët dhe theksoi se “Mali i Zi aktualisht po kalon dhimbjet e lindjes së demokracisë”.

Gjithashtu politikani shqiptar ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në parlament duke thënë se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i një komuniteti që jeton në varfri shkaku i qeverisë së kaluar.

Abazoviq pasi pohoi se ka marr kërcënime me jetë, autoritet policore malazeze ka identifikuar personin që e kanë kërcënuar shqiptarin përmes rrjeteve sociale.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Danimarkë, rreth 9 mijë shpendë ferme pritet të asgjësohen për shkak të gripit H5N8

T E

Egjipt, gjashtë vende arabe stërvitje të përbashkët ushtarake

S.B.

Austri: Ministrja jep dorëheqje pas akuzave për plagjiaturë

S.B.

Al-Sarraj mirëpret konsensusin për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 dhjetor 2021

T E

15 raste me versionin e ri të Covid-19, Turqia ndalon ardhjet nga Britania

T E

Të shtëna me armë në Chicago, tre të vdekur

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...