Abazoviq, për ‘Ballkanin e Hapur’: Është shumë afër ideve të mia personale – kufijtë duhet të bëhen të padukshëm, por jo të ndryshohen

Zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur rreth idesë së Minishengenit.

Në këtë drejtim, gjatë një interviste për emisionin “Opinion” të TVKLAN, ai ka thënë se kjo ide është afër ideve të tij personale, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, ai ka sqaruar se “kufijtë duhet të bëhen të padukshëm, por jo të ndryshohen”.

“Ideja e Minishengenit apo Open Balkan është shumë afër ideve të mia”, ka thënë fillimisht Abazoviq, duke treguar se bëhet fjalë për “ide të tija personale” dhe ka shtuar se në Qeverinë e Malit të Zi ka mendime të ndryshme rreth kësaj çështje.

“Kemi pasur këtë diskutim edhe në qeveri. Ka opinione të ndryshme gjë që është normale pasi në qeverinë e kaluar ka pasur anonimizitet se Vuçiq dhe Rama duan që të krijojnë një supershtet ose diçka tjetër. Situatat është e thjeshtë. Nëse e ardhmja jonë është në BE ajo duhet me qenë e ardhme pa kufij. Domethënë nuk jam për ndryshimin e kufijve, por jam që të bëhen kufijtë e padukshëm. Të kaloni fare thjeshtë: Ta shihni tabelën ‘Mirësevini në Shqipëri’, ‘Mirësevini në Mal të Zi’, por jo të pritni si turistë nëse doni të shkoni për vizitë”, ka thënë Abazoviq.

Gjatë intervistës së tij, ai ndër tjerash ka folur edhe për mundësinë e ndërtimit të një ure, e cila sipas tij do të afronte tepër Ulqinin në Mal të Zi me pjesën e Velipojës në Shqipëri.

“Sot prej Ulqinit në Velipojë ka një rrugë që është 70 kilometra”, ndërsa sipas tij, nëse do të ndërtohej një rrugë që parashikohet të jetë vetëm 190 metra, kjo do të shkurtohej tepër. 

Related posts

Portugalia ka shkallën më të lartë vaksinimit në botë

D V

Përfundon pas gati 3 orë e gjysmë takimi Biden-Putin

Redaksia

Çfarë dimë për figurat kryesore në strukturën udhëheqëse të Talebanëve?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More