Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Abbiati: Milani dhe Napoli mund të fitojnë titullin e Serie A këtë sezon

Ish-portieri i Milanit, Christian Abbiati ka thënë se Rossonerët dhe Napoli mund të luftojnë për Scudetton e këtij sezoni në Serie A.

43-vjeçari, i cili fitoi tre Scudetto, një Coppa Italia dhe Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij me Rossonerët ka folur për garën për titull në Itali.

Abiatti beson se si Milani ashtu edhe Napoli janë pretendentë për të fituar titullin këtë sezon.

Rossonerët udhëtojnë në San Paolo, tre pikë para Napolit pas shtatë ndeshjeve, por ish-portieri ka thënë se Milani nuk duhet të rrëmbehet nëse mund ekipin e Gennaro Gattusos.

“Unë do të thosha se ata mund të luftojnë për vendin e parë deri në fund”, ka thënë fillimisht Abbiati për La Gazzetta dello Sport.

“Do të jetë një kampionat i mirë, me katër deri në pesë pretendentë, dhe Milani e Napoli janë mes tyre”.

“Por, edhe nëse Milani fiton, harrojeni fjalën Scudetto tani, është shumë herët”, përfundoi ish-portieri italian.

Postime të ngjashme

Angli 0-0 Skoci, notat e lojtarëve: James dhe Mount më të mirët

Dafina Vidishiqi

Mbyllet pa gola ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë

Dafina Vidishiqi

Morata: Nuk është asgjë nëse tifozët më vërshëllejnë, jam më i motivuar se kurrë për Poloninë

Dafina Vidishiqi

Zyrtare: Simonovski nënshkruan me Dritën

Dafina Vidishiqi

Prishtina akomodohet në Tiranë para ndeshjeve të raundit preliminar në LK

Dafina Vidishiqi

Pa gola pas 45 minutave të para në derbin britanik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...