Abdixhiku ambasadores Ziv për “Rrugën e Re” dhe “Turneun e Ndryshimit”: Mbështetje gjithandej në Kosovë

nga D V

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në selinë qendrore të partisë ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Abdixhiku e ka njoftuar Ziv për përgatitjet e LDK’së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Kryetari Abdixhiku njoftoi ambasadoren Ziv për përgatitjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Zgjedhjet Nacionale 2025, programin politik “Rruga e Re” si dhe “Turneun e Ndryshimit”, i cili ka marr një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët gjithandej Kosovës.”

Abdixhiku dhe Ziv kanë diskutuar dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha specifike të cilat kanë për qëllim zhvillimin e Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More