Abdixhiku e zyrtarizon Anton Qunin kandidat për kryetar të Prizrenit

Anton QuniLumir AbdixhikuAnton Quni do të jetë kandidat i LDK-së për kryeqytetin historik të Kosovës, Prizrenin.Këtë e ka bërë të ditur kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

 

Postimi i plotë:

Antoni është i fortë, si guri. Luftëtar një herë, luftëtar gjithëherë. Prandaj dhe sfidën e fundit e ka kapërcyer siç di vet.

Antonin e njoh nga ditët e para në LDK. Një mik i jashtëzakonshëm, një udhëheqës i dalluar, një patriot i vërtetë – bashkëudhëtimi me të gjithmonë ka qenë nder. Sonte, isha me të në Prizren. Takuam struktura e qytetarë, veprimtarë e profesionistë në qytetin e njerëzve të mirë e punëtorë, të ndershëm e dallueshëm, në qytetin e diversitetit, kulturës e përparimit, në qytetin e Lidhjes.

Anton Quni, 54 vjeçar, ushtarak me profesion, bashkëshort i Mirianës, baba i Kristianës, Mikelit, Markut e Dritonit – deputet i Kuvendit të Kosovës, ish-Ministër i Mbrojtjes, Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës – do të jetë kandidat i yni për Komunën e Prizrenit.

Jam i bindur që, siç i është qasur secilit ballafaqim për një jetë të tërë, do t’i jep dhe Prizrenit gjithçka që një qytet kaq i bukur meriton.

Lidhja jonë i ka dyert e hapura për secilin që ndjekë vizionin tonë. Nderojmë të shkuarën, ndërtojmë të ardhmen. Po dëgjojmë, po hapemi, po rikthehemi.

Anton, na priftë e mbara!

Related posts

Haradinaj, i reagon Kurtit: Po shet patriotizëm, ndërsa heq barrierat që mbrojnë prodhuesit vendor

D V

Historiani nga SHBA-ja: Dobësimi i garancisë amerikane për sigurinë e Kosovës do të nxisë bashkim me Shqipërinë

D V

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon më 7 dhe 8 shtator

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More