Agjencia Zhurnal.mk

Abdixhiku: Komisioni s’e përkrahë amendamentin për ligjin e sponzorizimeve

Prishtinë, 27 qershor – Zhurnal.mk – Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë që me votimin e amendamentit për sponzorizimin e sportit nuk do të rritet investimi në sport pasi bizneset nuk do të ndajnë më shumë para për sportistët.

Abdixhiku në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk e mbështesin amendamentin e propozuar nga deputeti i PDK-së në projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

“Nuk ka mbështetje për të tërhequr amendamentin e komisionit dhe nuk kemi përkrahje prej Ministrisë së Financave për ta bërë një gjë të tillë”.

“Ministria e Financave nuk e mbështet amendamentin e Haxhiu. Unë personalisht e kam votuar dhe kam dilema se cila është më e mirë apo jo, por çfarë dua të them është proceduralisht amendamenti i komisionit është votuar në këtë seancë dhe tash kemi edhe një amendament tjetër që duhet të hidhet në votim dhe nëse kalojnë të dyja duhet shikuar proceduralisht në bazë të rasteve të kaluara se cili amendament shkon tutje.

“ Keqpërdorimi i parave të sponsorizuara nuk rregullohet as me alternativen e parë as me alternativen e dytë”, ka thënë ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...