Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Abdixhiku kritikon Programin e Qeverisë Kurti: Dokument sipërfaqësor, i thatë dhe pa masa si do të adresohen problemet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar sot Programin e Qeverisë Kurti, duke thënë se është një dokument sipërfaqësor, pa masa dhe pa zgjidhje se si do të adresohen problemet.

Abdixhiku, njëherësh kryetar i LDK-së, më tej tha se kanë pritur 60 ditë për një dokument 60 faqesh të Qeverisë, për një dokument që nuk ka as argumente e as ide.

“Të presësh 60 ditë e të marrësh një dokument 60 faqesh si përfundim, veç fillon të kesh dyshim mbi aftësinë e dikujt që të gjitha problemet ekonomike, politike, arsimore, shëndetësore, të rendit e ligjit, të sigurisë e integrimit, të dialogut e punësimit, të korrupsionit e nepotizmit, të kapjes e pandemisë – do t’i përfshijë në 60 faqe platformë.

Dyshimin disi e kapërcen sepse faqet megjithatë s’e bëjnë përmbajtjen. Përmbajtjen e përbëjnë argumentet e idetë e fjalës. Sa të fuqishme, sa konkrete e sa kreative janë ato. Por, ky dokument 60 faqesh i përgatitur për 60 ditë, nuk ka as argument e as ide të fjalës.

Për befasinë time e tonën, është një ndër dokumentet më sipërfaqësore e më jopërmbajtësore që kam lexuar ndonjëherë – e që mban titullin e Programit Qeverisës për 4 vjet”, tha ai.

Sipas tij, deklaratat “do të bëjë politika të mira” nuk janë masa por vetëm parulla.

“Nuk e keni të qartë se çfarë do të bëni tash që jeni në pushtet”, u shpreh Abdixhiku, kryetar i LDK-së, duke përsëritur se programi i Qeverisë Kurti është i thatë.

“Është një dokument që s’përmban ndonjë masë, ndonjë matje e ndonjë numër. S’përmban as kohë se kur do të nisë e kur do të përfundojë një politikë qeveritare për katër vjet planifikim. S’thotë gjë, askund – përjashto ndonjë politikë dytësore aty – këtu se çfarë problemi do të adresojë, çfarë rezultati do të japë, kush do ta implementojë, sa do të kushtojë, e si do ta bëjë atë. Këtë pret secili nga një Program Qeverisës. Çfarë do të bëhet për katër vjet e si do të duket vendi ynë i përbashkët katër vjet nga sot?!”, u shpreh Abdixhiku.

Postime të ngjashme

Musliu: Albin Kurti mashtroi Kosovën për dialogun

Dafina Vidishiqi

Kamberi: Pajtimi me Serbinë nuk mund të ndodhë pa ballafaqimin e saj me të kaluarën

Dafina Vidishiqi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Dafina Vidishiqi

Demhasaj: PDK gradualisht po largohet nga lidhja që kishte me UÇK-në

Dafina Vidishiqi

Takimi Kurti – Macron: Njohësit e çështjeve politike e konsiderojnë presion për dialogun

Dafina Vidishiqi

Norvegjia i dhuron mbi 180 mijë doza të vaksinës antiCOVID për Kosovën

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...