Abdixhiku: Më 9 shkurt bie mafia energjetike

nga Xh M

Pas ngritjes së aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili ishte emëruar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka theksuar se më 9 shkurt, ditën e zgjedhjeve, do të bie mafia energjetike.

“Ky tender sekret është negociuar kur Blloku A5 qëndronte jashtë funksionit për plot 9 muaj. Në atë kohë, gjatë dimrit, Kosova blinte rrymë nga 1 MILION EURO NË DITË; secilën ditë! Gjithë këtë vlerë e paguanin qytetarët e Kosovës. Sepse Qeveria, nëpërmjet Rregullatorit, kishte rritur çmimet e energjisë për 100%.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai po ashtu e ka përmendur edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj për të cilin është raportuar se ka qenë i përfshirë në një skandal të madh energjetik me nje kompani me seli në Beograd.

Sipas tij, sikurse Nagipi, ashtu dhe Martini, kishin marrë mbrojtje publike nga Kryeministri – që i kishte vendosur të dy; njërin në KEK, tjetrin ambasador në Kroaci.

“Mafia energjetike i ka rrënjët e thella në pushtetin popullist. Prandaj dhe marrin mbrojtje publike. Prandaj dhe sulmohet Prokuroria e Media. E japin këtë mbrojtje sepse ndihen të paprekshëm. Arroganca e 51% ka krijuar këtë vetëbesim prej të fortit. Më 9 shkurt bie Mafia Energjetike!”, ka shtuar tutje lideri i LDK-së.

Abdixhiku ndër tjera tha se pas zgjedhjeve, hetimet e pavarura të një sistemi juridik pa presion popullist, do të japin dritë edhe mbi të gjithë tenderët sekret.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More