Kryetari i Lidhjes Demomratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, tha se reflektimin euroatlantik Kosova po e përjeton edhe tash, 25 vjet pas çlirimit.
“25 vite më parë ne gjetëm lirinë! Ajo na erdh si triumf prej testamenti i përpjekjes së gjeneratave të tëra; erdh si dritë e fundme e paqësorëve të 90-tave, besimi i të cilëve s‘reshturi së pushuari kurrë; erdh si altar përjetësie ku pushojnë djemtë e vajzat çlirimtare të Kosovës; erdh si fitore e angazhimit monumental euroatlantik, që në qiellin sipër nesh na shfaqej nëpërmjet fluturakeve të NATO-s”, tha Abdihiku.
“Na vinin nëpërmjet zërave të Bill Clinton, Tony Blair, Javier Solana, Wesley Clark, Madeline Albright, Jamie Shea, Joshka Fisher, Massimo D’Alema, e përplot liderë e akterë tjerë botëror, që në orët më të rënda tona u gjind krah nesh! Prandaj jemi mirënjohës përherë. Prandaj u jemi falënderues gjithherë! Liria erdh siç e kishim besuar të gjithë”, tha Abdixhiku.
Sipas tij, manifestimi i lirisë nga të tjerët është vet qëllimi i sakrificës për liri edhe i atyre që nuk e gëzojnë atë; edhe i atyre që nuk janë sot mes nesh që të jemi ne.
“Perëndimi u gjind krah nesh në orët tonë më të rënda, që na bëjnë bashkë sot këtu, një çerek shekulli pas”, tha ai.