Abdixhiku për shtyrjen e zgjedhjeve lokale: LVV po e shfrytëzon tragjedinë për përfitime politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiu ka thënë se ideja e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që të shtyhen zgjedhjet lokale, ka të bëjë me frikën e LVV-së për të dalë para qytetarëve të vendit.

 

Ai po ashtu tha se LVV me këtë ide po synon të cenojë demokracinë në vend.

“Përdorimi i një fatkeqësie për përfitime politike është atak në demokracinë. Në qoftë se të gjithë mekanizmat shtetërorë të kapjes së shtetit vihen në këtë shfrytëzim, atëherë po e sulmojnë demokracinë dhe për këtë s’mund të kemi pajtim. Pra, pikërisht se po na dhimben jetërat e njerëzve kemi kërkuar shkurtim të fushatës, për t’i shërbyer demorkacisë ditën e zgjedhjeve, jo për të suspenduar demokracinë. Zgjedhjet e kaluara kur ishin shtyrë LVV kishte dërguar në Gjykatë Kushtetuese lëndën, kishin argumentuar se kjo është atak në demokracinë dhe ky është qëndrimi që sot ne kemi përball një pozicioni të tillë”, tha ai.

Për më tepër Abdixhiku tha se ka pasur një diskutim ndërmjet LVV-së dhe komunitetit ndërkombëtar për shtyrje të zgjedhjeve për shkak të pandemisë, por që motivi është politik.

“Është diskutuar nga liderët e LVV-së dhe komuniteti ndërkombëtar për shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të pandemisë, por motivi është puro politik. Ambienti politikisht është i rëndë për partinë në pushtet dhe një tragjedi duan ta shfrytëzojnë për përfitime politike”, tha ai në Rubikon.

Related posts

Mbrojtja e ish-krerëve të OVL-UÇK kundërshton vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake

D V

Dialogu Kosovë-Serbi, gjithçka që u tha pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel

D V

Kosova në 24 orët e fundit regjistron 1,612 raste të reja me Kovid-19

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com