Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Abdixhiku përkujton Sali Çekaj: Ai është heroi i pavdekshëm i Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në 22 vjetorin e rënies, ka përkujtuar Sali Çekaj.

“Sot, kujtojmë Sali Çekaj, Heroin e Kosovës, në njëzet e dy vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares, veprën e të cilit e ruajmë si trashëgimi politike e atdhetare për lirinë dhe shtet ndërtimin e Kosovës. Rezistencën e tij politike e nisi përmes aktivitetit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, krah Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. Në kohën kur i nevojitej më së shumti vendit tonë, ai me pushkë në dorë iu bashkua radhëve të UÇK-së në Koshare dhe kështu, u shndërrua në Heroin e pavdekshëm të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka theksuar se Sali Çekaj ishte intelektual i rrallë, jurist me profesion, dhe ushtarak i kalibrit të lartë, ishte detyruar nga regjimi okupues serb që të largohej nga Kosova, por aktivitetin e tij nuk e ndali asnjëherë.

“Si nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, u bë organizator i shkëlqyeshëm i shqiptarëve për të ndihmuar materialisht e politikisht çlirimin e Kosovës. Sali Çekaj me punën dhe përkushtimin
e tij, prej politikani e ushtaraku vizionar, do mbetet përherë në piedestalin e historisë tonë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës Sali Çekaj!”, ka thënë Abdixhiku.

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Kosova shpreson në tërheqjen e investimeve amerikane

N E

Vdes një persona si pasojë e nje aksidenti në Prishtinë

N E

Enver Hoxhaj: Ambiciet për kryetar do t’i them në kryesi

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...