Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Abdixhiku: Qeveria Kurti ka braktisur njerëzit e vet për zgjedhjet në Shqipëri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti që po neglizhon gjendjen me pandeminë në Kosovë duke u marrë me zgjedhjet në Shqipëri.

Ai ka thënë se marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri nga kryeministri, ministrat e deputetët e tij në kohë kur nga 80 bashkëqytetarë në javë vdesin në Prishtinë, kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri e papërgjegjësi.

“Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që sot pret shpëtim – qoftë madje edhe si solidarizim – është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot! Ajo i ka braktisur njerëzit e vet. Në vend të kësaj, në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, pozita, e zgjedhur për të prirë këtu, ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një tjetër shtet”, ka shkruar ai në Facebook.

Abdixhiku ka shkruar se duket se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim.

“Por me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi”, ka shkruar tutje ai.

Ndërkaq sh-deputetja e Kuvendit të Kosovës, e ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas Tëmrkollit, Kurti me pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet në Shqipëri po veërpm njësoj si Vuçiqi me Listën Serbe në Kosovë.

Tërmkolli shkruan se Kurti, direkt apo indirekt po legjitimon shkeljen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia.

“VV-ja në zgjedhjet e Shqipërisë. Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti dhe partia e tij, VV-ja, me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet në Shqipëri po veprojnë njësoj si Vuçiqi me Listën serbe në Kosovë. Kryeministri Kurti, direkt apo indirekt po legjitimon shkeljen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia. Është filli i një rreziku dhe dëmi të madh shtetëror për Kosovën”, ka shkruar Tërmkolli në “Facebook”.

Postime të ngjashme

Sveçla flet për zjarret në Kosovë, thotë se janë arrestuar dy persona

D V

Kryeministri Kurti shkon në Suharekë pas shpërthimit të zjarreve

D V

Zjarret në Kosovë, aktive kanë mbetur 10 vatra

D V

Seanca për 100 ditët e Qeverisë Kurti vazhdon sot

D V

Bëhen gjashtë vjet nga themelimi i Gjykatës Speciale

D V

582 raste aktive me coronavirus në Kosovë, qytetarëve u bëhet apel të vaksinohen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...