Abdixhiku: Rugova ishte shpresë e motiv për lëvizjen më të madhe për liri, pavarësi dhe demokraci

nga D V

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova për nder të Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku ka qenë i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe kryetarë komunash.

Nga aty, kreu i LDK-së tha gjatë periudhës më të rëndë të popullit të Kosovës Rugova ishte dritë, ishte shpresë e motiv për lëvizjen më të madhe për liri, pavarësi dhe demokraci.

“Sot në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nderuam atin themeltar të kësaj Republike, presidentin historik Ibrahim Rugova, prirja e të cilit gjatë periudhës më të rëndë të popullit të Kosovës ishte dritë, ishte shpresë e motiv për lëvizjen më të madhe për liri, pavarësi dhe demokraci. Në këtë 17-vjetor nderojmë po ashtu të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjen Jashari sakrifica e të cilës na qëndron në gur themelet e kësaj shtetësie siç nderojmë edhe aleatët tanë që na qëndruan krah nesh në periudhën më të rëndë historike”, tha Abdixhiku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More