Abdixhiku takon kandidatët për kryetar komunash: Vullneti dhe vizioni për fitore dhe rikthimin e madh është pika që na bashkon

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë ditës ka pasur diskutime me kandidatët për kryetarë Komunash dhe kryetarët e Degëve të LDK-së anë e mbanë Kosovës.

 

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “vullneti dhe vizioni për fitore dhe rikthimin e madh të LDK-së është pika që na bashkon, e na bën që t’i dëgjojmë të gjitha problemet ditore që kanë qytetarët tonë”.

“LDK e ka potencialin intelektual dhe programor që t’i jap zgjidhje çdo sfide, çdo qyteti apo fshati ku jetojnë qytetarët e Kosovës. Padyshim që fitoren dhe rikthimin e madh të LDK-së e bën secili nga ne, me angazhimin tonë të përditshëm e të pandalshëm. Na priftë e mbara”, vijon njoftimi i LDK-së.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 18 tetor. 

Related posts

Instituti EPIK: Koha e debateve politike ka përfunduar, liderët e Ballkanit të marrin hapa konkret në proceset e integrimit

D V

Kurti për masakrën e Srebenicës: Themeli i paqes në Ballkan, është ndëshkimi i kriminelëve

D V

Abazoviç: Mali i Zi nuk ka asnjë vend më të afërt sesa Serbia

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com