Shkup, 29 tetor, zhurnal.mk – Veprimtari i shquar i BDI-së, njëherësh eksperti i shquar dhe menaxheri i suksesshëm, zv.drejtor i sapo emëruar në DAP, Abdul-Selam Selami nga sot edhe zyrtarisht ka filluar detyrën e tij në këtë institucion.
Nga aty, ai ka dhënë mesazhin se detyrat që i cakton Ali Ahmeti për zbatim, merren me plotë përgjegjësi dhe përkushtim.
Selami zotohet se këtë detyrë do ta kryej në mënyrën më të mirë të mundshme në shërbim të qytetarëve.
Ndryshe, me emërimin e z. Abdul-Selam Selami, zv.drejtor i Drejtorisë për të Ardhurat Publike, është garanci e një menaxhmenti të sprovuar me sfidat, duke e lartësuar atë me transparencë e zbatim të ligjit.