Abdullahi apel bizneseve të aplikojnë në thirrjen e re publike nga IPARD programi

Shkup, 15 korrik – Zëvëndës drejtori i Agjencionit për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Remzi Abdullahi nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook u ka bërë apel bizneseve që të aplikojnë në thirrjen e re publike nga IPARD programi.

 

“Apeloj deri te të gjitha bizneset që të aplikojnë në thirrjen e hapur nga IPARD programi që të mund të përfitojnë nga mjetet që dikur ishin të pakapshme dhe të paqarta. Për çdo paqartësi rreth dokumentacionit të nevojshëm ose kushteve të cilat duhet plotësuar për të aplikuar, palët e interesuara mund të drejtohen në Agjencion, ku gjejnë përkrahjen time dhe të të punësuarve për t’ju ofruar ndihmë në çdo kohë. Duke ndjekur shembujt nga projektet e suksesshme të realizuara nga kjo thirrje, ju apeloj që të mos e humbni këtë mundësi dhe së bashku të zhvillojmë edhe një storje tjetër suksesi”, ka shkruar Abdullahi.

Ai mes tjerash thotë se qëllimi kryesor i masës “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve” është të inkurajojë punësimin dhe të rrisë aktivitetin ekonomik në zonat rurale, përmes zhvillimit dhe promovimit të turizmit rural, ruajtjen dhe zhvillimin e aktiviteteve artizanale dhe motivimin e ndërmarrjes rurale.

“Buxheti i vlerësuar për këtë masë është 9.6 milion euro, me mundësinë e zgjatjes së saj. Këto janë mjete serioze që do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e atyre ekzistuese, si dhe hapjen e ndërmarrjeve të reja të vogla dhe mikro të cilat janë motorët kryesorë të ekonomisë së brendshme”, ka njoftuar zëvendës drejtori i AMFBZHR, Abdullahi.

Ndryshe, mbështetja maksimale financiare që mund t’i jepet një përfituesi sipas kësaj mase është 1,500,000 euro në ekuivalent denar, duke mos përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) për tërë periudhën e zbatimit të Programit. Mbështetja totale financiare (75% e mjeteve të BE + 25% bashkëfinancimi nacional) e paguar në formën e bashkëfinancimit të investimit, sipas kësaj mase është deri në 65% të kostove totale të pranueshme të investimit.

Related posts

Tetovë, 3 të vdekur nga Covid- 19.Erdhën vonë në gjendje shumë të rëndë

D V

Shahpaska: Shërbimin e ndihmës dhe kujdesit në shtëpi e afrojmë tek personat e moshuar

Z H

Këto janë marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni Veriore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com