Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Abelard Tahiri: Nuk po i shfrytëzojmë aleatët për çështjen e të pagjeturve

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal-ks – Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Kosova nuk po i shfrytëzon aleatët për të zgjidhur çështjen e të pagjeturve.

Në vazhdimin e seancës, ai ka thënë se prokurorët e Gjykatës Speciale do të duhej të ishin në Serbi ku po ndodh zhvarrimi i trupave që dyshohet të jenë qytetar të Kosovës.

“Është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme – nuk po i shfrytëzojmë aleatët”.

“Po e shohim një abuzim të Qeverisë me moslëvizjen dhe mosndërmarrjen e hapave konkret. Ne e dimë se Qeveria e Kosovë nuk mund ta detyrojë Serbinë të bashkëpunojnë në këtë drejtim, por mund ta bëjnë shtetet si Gjermania”.

“Jemi dëshmitar se gjatë kësaj periudhe po ndodhë zhvarrimi që po dyshohet se janë qytetar të Kosovës në Serbi. Do të duhej që në vendngjarje të ishin prokurorë të Prokurorisë Speciale”.

“Ata do të duhej të ishin sot në Serbi dhe t’i hetojnë këta trupa sepse sot ka dëshmi dhe fakte për krimet që janë kryer”.

“Lë të na dëshmojnë se kjo nuk është gjykatë një etnike. Ne kemi nevojë për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse ne nuk ndërmarrin asnjë hap, normalisht se ata nuk do të interesohen për çështjen e të pagjeturve”.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...