Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Aborti i 13-vjeçares nga Gjilani, Prokuroria kërkon paraburgim për gjinekologun

Zhurnal Ads

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar paraburgim për gjinekologun, i cili dyshohet se kundërligjshëm ndërpreu shtatzëninë e një 13-vjeçarje nga ky qytet, raporton Express.

Ndaj tij, sot nga prokurori i rastit është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari A.G., më 15 Shkurt 2020, në cilësinë e mjekut gjinekolog, në ordinancën e tij në Prishtinë, në kundërshtim me ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë, pa pëlqimin e të dëmtuarës së mitur, nën moshën 14 vjeçare dhe pa pëlqimin e prindit apo kujdestarit, ka ndërprerë shtatzëninë e të miturës, duke e dëmtuar rëndë shëndetin e saj.

“Gjithashtu, i dyshuari me rastin e kontrollimit mjekësor gjinekologjik të të miturës, nuk e ka lajmëruar veprën penale të dhunimit, të cilën e ka zbuluar ushtrimit të detyrës së tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, e mitura dyshohet se ishte dërguar në motel, ku edhe kishte mbetur shtatzënë. Ndërsa shtatzënia e saj ishte ndërprerë rreth javës së pestë në një ordinancë private në Prishtinë (emër i njohur për redaksinë).

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

LVV: Çështja e të pagjeturve nuk duhet negociuar me Serbinë, Qeveria Hoti është duke i bërë dëm të madh Kosovës

admin

Vdes këmbësorja, u godit nga një veturë në Obiliq

S.B.

Serbia të përgjigjet për 1640 persona të zhdukur

admin

Osmani thotë se me LDK-në ka përfunduar gjithçka

admin

LDK-ja ende nuk ka vendosur për kandidatin për kryeministër

Z H

Ujmani është toka jonë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...