Abrashi lëndohet përsëri, do t’i mungojë Shqipërisë në ndeshjet e tetorit

Amir Abrashi nuk po bëhet rehat me lëndimet e shpeshta që po e ndjekin.

Mesfushori shqiptar ishte ndër më të mirët në ndeshjet e muajit shtator për Kombëtaren e Shqipërisë në sfidat ndaj Hungarisë e Polonisë, derisa me San Marinon nuk luajti shkaku një shqetësimi.

Gjakovari ishte kthyer në Zvicër tek skuadra e tij Grasshoppers ku është edhe kapiten i këtij klubi të madh zviceran.

Pas 18 ditësh mesfushori i Grashoppersit ishte i gatshëm për ndeshjen e kampionatit ndaj Luganos.

Një kohë rekord rikthimi, ku kujtojmë edhe thënien e trajnerit të skuadrës ku aktivizohet shqiptari i cili tha se Abrashi ka mish shqiptari dhe shërohet më shpejt.

Kapiteni i Grashoppersit futet në fushën e lojës në minutën e 63-të dhe zhvillon një ndeshje të mirë.

Pas ndeshjes ai ka ndjerë përsëri shqetësime te kofsha e djathtë dhe ditën e djeshme pas ekzaminimeve mjekësore të bëra, në faqen zyrtare të klubit zviceran njoftohet se Abrashi ka një problem te fibrat e muskujve të kofshës të djathtë dhe do të mungojë deri në gjashtë javë.

Ky është një lajm shumë i keq për trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja i cili nuk mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit kryesor për dy sfidat e tetorit.

Kuqezinjtë ndeshjen e parë e zhvillojnë në udhëtim te Hungaria me 9 tetor, derisa tri ditë më vonë presin Poloninë.

Related posts

Koha kur lojtarët e Liverpoolit i luteshin Kloppit që transferonte këtë lojtarë

D V

Sarri: Mos më krahasoni me Mourinhon, te Lazio mund të jap më të mirën time!

Z H

Rivaldo paralajmëron Anglinë për ‘ankthin e pamenaxhueshëm’, derisa jep edhe parashikimin se kush e fiton finalen e Euro 2020

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More