ABSM donoi nga 60.000 denarë për familjet e të pësuarve nga zjarri në Tetovë

Shkup, 5 tetor – Asociacioni e bastoreve sportive të Maqedonisë (ABSM) sot kumtoi se ka donuar nga 60.000 denarë në Kryqin e Kuq për familjet e të pësuarve në zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

“Ne edhe një herë shprehim keqardhje të thellë për tragjedinë dhe ngushëllim deri te familjet e viktimave. Fakt është se asgjë nuk mund ta kompensojë humbjen e tyre, pasi jeta e njeriut është e pakompensueshme, por besojmë se në momente të tilla përkrahja e jonë është e mirëseardhur. Pikërisht për këto shkaqe, Asociacioni i bastoreve sportive me të gjithë anëtarët e tij vetëm dy ditë pas fatkeqësisë mori vendim, si dhe shumë herë deri tani, të veprojë me përgjegjësi dhe të sigurojë ndihmë për ata, të cilëve me të vërtetë u nevojitet. Mënyra më e mire që ta realizojmë donacionin ishte pikërisht permes partnerit tonë Kryqi i Kuq, i cili do të kujdeset që mjetet në para të arrijnë deri te çdo familje të të pësuarve në zjarrin”, thonë nga ABSM.

Sekretarja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana Paunovska ka shprehur falënderim për donacionin dhe theksoi se përgjegjësia shoqërore e kompanive, institucioneve dhe organizatave është me rëndësi të jashtëzakonshme që të theksohen vlerat humanitare dhe dimensioni social i shoqërisë.

Related posts

VMRO-DPMNE: Spitali në Tetovë është lëshuar pa leje për përdorim

D V

Ligji për shtetësinë e Maqedonisë nesër në Kuvend, nëse miratohet do të kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese

D V

Ende s’dihet kush i preu gypat e oksigjenit në Spitalin e Tetovës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More