Agjencia Zhurnal.mk

Acer sjell monitorin 4K OLED 55-inçësh për gaming

Divizioni i Acer Predator gjatë panairit CES 2020 ka prezantuar monitorin për gaming CG552K prej 55 inçësh, me ekran 4K OLED, mbështetje për adaptive sync, NVIDIA G-Sync dhe rifreskim prej 120Hz.

Monitori ka sensorë të dritës të cilët e optimizojnë ndriçimin në varësi të mjedisit lokal, si dhe një sensor afërsie i cili e aktivizon monitorin kur e zbulon praninë e përdoruesit, raporton Engadget.

CG552K i ka një mori opsionesh për konektim, ku përfshihen tri porte HDMI 2.0, dy DisplayPort v1.4, një USB-C dhe dy porte USB-type-A. Gjithashtu ofrohen dy altoparlantë 10W. Ekrani ka mbështetje për 98.5% spektër të ngjyrave DCI-P3 dhe 400 nite ndriçimi.

Image

Acer gjithashtu ka paralajmëruar monitorët Predator X32 dhe X38. Predator X32 ka ekran 32-inçësh 4K, rifreskim prej 144Hz dhe NVIDIA G-Sync Ultimate, shkruan KOHA Ditore. Ka ndriçim prej 1440 nitësh, certifikatë VESA DisplayHDR 1400, ndërsa prej konektorëve janë të pranishëm tri porte HDMI 2.0, DisplayPort 1.4 dhe katër porte USB-C, si dhe altoparlantët 4W.

Predator X38 ka ekran të lakuar 37.5-inçësh UWQHD+ (3840 x 1600p), me mbështetje për NVIDIA G-Sync. Monitori ka certifikim VESA DIsplayHDR 400, Delta E.

Image

Kur bëhet fjalë për çmimet dhe disponueshmërinë, Predator X32 arrin gjatë tremujorit të dytë me një çmim prej 3299 eurosh; X38 do të jetë në dispozicion në prill me një çmim prej 2199 eurosh; Modeli 55-inçësh për gejming CG552K do të dalë në shitje nga tremujori i tretë, me një çmim prej 2699 eurosh.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...