Kumanovë, 7 dhjetor – Me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe shërbimeve shëndetësore, si dhe mbrojtjen e pacientëve, Spitalit të Kumanovës i nevoitet adaptimi i disa hapsirave, aparate të reja, përmirësimin e potencialit kadrovik si dhe përmirësimi i infrastrukturës.
Siç bën të ditur drejtori i Spitalit, Stefan Trajanovski, tashmë është përgatitur proekti për rikonstruimin dhe adaptimin e hapsirave që tash shfrytëzohen për terapi fizikale, pastaj proekti për adaptimin e Kovid Ambulantës në terapi fizikale si dhe proekti për Ambulantën Urgjente në Gjinekologji që do të vendoset në pjesën e Qendrës së vejtër Urgjente.
“Ka mbetur edhe një elaborat që ka të bëjë me aspektin arkitektonik të ndërtimit, pastaj kemi kryer intervenimin në rrjetin elektrik që të jet stabil dhe i sigurt për të gjitha aparatet e disponueshme, të cilat munden të shkaktojnë zjarre prandaj ka mbetur edhe një analizë për të gjitha aparatet që do të kyqen” – tha Drejtori i Spitalit të Kumanovës, Dr. Stefan Trajanovski.
Ndryshe Spitali i përgjithshëm në Kumanovë mbulon të gjashtë komunat e rajonit të Maqedonisë Verilindore duke u ofruar përkujdesje banorëve të Kumanoves, Likovës, Nagoriçit, Kratovës, Kriva Pallankës të gjitha këto komuna me rrethë 200 mijë banorë.