Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Adele do ta prezantojë emisionin “Saturday Night Live”

Adele po rikthehet në ekranet televizive, mirëpo kësaj radhe jo si performuese por sikur prezantuese.

Ylli britanik i muzikës e ka konfirmuar lajmin se do ta prezantojë emisionin e njohur televiziv “Saturday Night Live”, të shtunën e ardhshme më 24 tetor. Adele po ashtu ka bërë të ditur se në natën kur ajo vjen në rolin e prezantueses së shout të njohur komik në Amerikë, artistja e cila do të performoj live do të jetë H.E.R. muzikën e së cilës ajo e adhuron.

“Jam shumë e lumtur për këtë! Dhe e tmerruar në të njëjtën kohë. Hera e parë që do ta prezantoj një emision, dhe ai është shou ikonik ‘SNL’!!! Gjithmonë kam dashur ta sprovoj veten në rolin e prezantuese, të qëndroj e vetme në skenë dhe ta jap maksimumin nga vetja për të komunikuar me publikun, por asnjëherë nuk e gjeja kohën e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Por, viti 2020 na ka mësuar se kjo është koha për të provuar gjëra të reja, për ta sfiduar veten ndaj të panjohurës me shpresën që gjithçka do të shkojë mirë. Kanë kaluar 12 vjet nga dita kur unë isha mysafire për herë të parë në këtë emision, performancë kjo e cila e filloi karrierën time në Amerikë prandaj nuk kisha si ta refuzoja ftesën për ta prezantuar shoun. Po ashtu jam tejet e lumtur që H.E.R. do të jetë performuesja e natës. Unë e adhuroj atë si artiste dhe mezi po pres ta shoh performancën e saj. Shihemi javën e ardhshme”, kishte shkruar Adele në mesazhin e saj të postuar në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/CGfpHYogAPE/?utm_source=ig_web_copy_link

Ndërkaq, adhuruesve të këngëtares shumë të dashur për publikun, do t’i duhet të presin edhe për ca kohë për albumin e ardhshëm të saj, pasi Adele nuk ka ide se kur do ta lansojë muzikën e saj të re.

Kur një adhurues i komentoi në Instagram duke e pyetur se kur do të lansohet albumi, ylli i hitit “Hello” iu përgjigj: “Sinqerisht nuk kam ide”.

Më herët ishte raportuar se këngëtarja e shpërblyer me shumë çmime e ka dhënë shpirtin për këtë incizim, si dhe ka bashkëpunuar me artistë të shumë të tillë si, Raphael Saadiq dhe John Legend, transmeton Koha.

Gjatë vitit 2019, kantautorja e njohur për baladat e dashurisë, “Someone Like You” dhe “Hello”, e bëri publik lajmin se është ndarë nga bashkëshorti, Simon Konecki. Çifti kishte shtatë vjet lidhje dhe besohet se dashurinë e kishin kurorëzuar me martesë në vitin 2017. Adele, e cila njihet për ruajtën e privatësisë, dhe ish-bashkëshorti i saj Konecki, e kanë një djalë së bashku.

Nga atëherë këngëtarja u largua plotësisht nga vëmendja e publikut, gjatë së cilës kohë edhe filloi të punojë rreth albumin të saj të katërt të incizuar në studio, si dhe ndryshoi pamje tërësisht duke humbur peshë të madhe.

Por edhe dukjen e saj të re, këngëtarja e mbajti të fshehur duke u shfaqur rrallë në publik, dhe si pasojë ekzistonin shumë pak fotografi nga paparacit ku mund t’i shihnim këto ndryshime.

Postime të ngjashme

Paralajmërohen disa projekte muzikore nga Kidda

S.B.

Infermierja e cila një vit më parë pozoi me shenjat e lodhjes nga pandemia, ngjitet në skenën e ‘Sanremos’ dhe mban fjalimin emocionues

S.B.

Sting e lanson albumin “Duets” së shpejti

S.B.

Dua Lipa shkëlqen në reklamën e markës së atleteve “Puma”

S.B.

Arriti një miliard dëgjime, Bebe Rexha bëhet qesharake duke ngrënë mëngjesin mbi pllakatën që iu dhurua si mirënjohje nga Spotify

S.B.

Rita Ora me performancë të mrekullueshme nga ‘Sydney Opera House’, magjeps me dukjen dhe zërin e saj

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...