Adele planifikon një pushim të gjatë nga muzika

nga Xh M

Adele po planifikon që të pauzojë nga muzika, sipas një burimi. Ajo planifikon “të fokusohet te familja” në vitin 2025, raportoi FemaleFirst.

Këngëtarja do të performojë në Munih, Gjermani, përgjatë gushtit, por ajo ka qëllim që karrierën e muzikës ta ngrijë në fund të vitit.

“Ajo ka pasur disa vite të ngjeshura që nga publikimi i albumit më 2021 dhe ka kaluar pritjet e saj. Adele ka pasur mundësi të jashtëzakonshme dhe ka qenë ëndërr e bërë realitet”, ka thënë burimi.

Adele ka ende disa paraqitje të planifikuara, por nga viti i ardhshëm duket se do t’i largohet vëmendjes.

“Ka disa data më vonë këtë vit në Las Vegas, por pas tyre do të largohet nga muzika për një pushim të gjatë”, ka thënë po ai burim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More