Këngëtarja britanike Adele ka refuzuar marrëveshje për reklamim në vlerë deri 40 milionë funte, pas humbjes së saj të pabesueshme të peshës prej afro 44 kilogramë, shkruan “The Sun”.
Ajo është bombarduar me oferta nga brende të ndryshme, rrjete televizive dhe firma marketingu që kanë tentuar të kapitalizojnë nga imazhi i saj i ri.
Por këngëtarja e “Someone Like You”, 32-vjeçarja, i ka refuzuar të gjitha ofertat dhe po përqendrohet në lansimin e albumit vitin e ardhshëm.
“Adele ka refuzuar disa oferta multi-milionë funtëshe, përfshirë plane të dietës, nga kompani të ushqimeve, nga pako për stil jete vegjetarianë, nga libra të gatimit, video të stërvitjeve dhe modelim. Ajo ka dashur të qëndrojë larg nga kjo”, ka thënë një burim i afërt me Adelen.