Adele shfaqet mahnitëse e veshur me një fustan elegant

Adele po i thotë përshëndetje një lidhjeje të re … dhe stilit elegant.

Në një postim në Instagram të dielën këngëtarja u duk e mahnitshme e veshur me një fustan nga marka Schiaparelli, ndërsa bëri zyrtare lidhjen me të dashurin Rich Paul.

Ajo shënoi arritjen kryesore në stil, duke veshur një fustan të zi me porosi, i zbukura me mëngë të bardha.

I mbishkruar thjesht me një ‘emoji’ të zemrës, koleksioni i fotografive përmbante disa fotografi vetëm të veshjes së saj, para se të përfundonte me një fotografi bardh e zi të saj dhe Palit.

Adele, 33 vjeç, kombionoi fustanin me aksesorë po aq tërheqës, duke vendosur vathë të varur nga marka Schiaparelli.

Ndryshe, Adele përfundoi divorcin e saj me ish-bashkëshortin Simon Konecki, me të cilin ndan djalin 8-vjeçar Angelo, në mars, gati dy vjet pas ndarjes. 

Related posts

“Ke me mungu” së shpejti publikohet nga Arilena Ara

Lea Muslija

Me dekolte të hapur, Bebe Rexha vjen elegante në paraqitjen e radhës

D V

Fifi shfaqet pranë familjes në ditën e Kurban Bajramit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More