Agjencia Zhurnal.mk

Adelina Berisha thekson linjat trupore në një fustan ngjyrë rozë, duket magjepsëse në imazhet e fundit

Këngëtarja e njohur, Adelina Berisha, është mjaft e ndjekur nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale.

Ajo është shpesh aktive duke publikuar fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë provokuese.

Së fundmi, Berisha publikoi për fansat e saj disa imazhe të reja mjaft tërheqëse, nga festa e ditëlindjes së mbesës së saj.

Ajo dukej mjaft atraktive e veshur me një fustan ngjyrë rozë, i cili theksonte në masë të madhe linjat e saj trupore.

Këngëtarja është teze e dy mbesave: Ledora dhe Noela, të cilat janë vajzat e motrës së saj Dafinës, e cila dikur ishte e njohur për publikun shqiptar si aktore, pasi luajti në disa seriale vendore.

View this post on Instagram

🎀🎀

A post shared by Adelina Berisha D👼🏻 (@adelinnaberisha) on

Ndërkohë për sa i përket muzikës, Adelina Berisha është duke shijuar suksesin e projektit muzikor më të fundit të saj, “Tradhtare”, në bashkëpunim me Egzonin.

Në vazhdimësi, ajo është duke punuar edhe në disa projekte të tjera muzikore, që do t’i sjellë së shpejti për fansat.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...