Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Adem Avziu drejtor i ri i përgjithshëm në “ELEM TURS”

Shkup, 26 janar – Drejtor i ri i përgjithshëm i “ELEM TURS” SHPKNJP Shkup është emëruar Adem Avziu,  i cili është ish sekretar shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

“Avziu e ndërmori detyrën  në një moment delikat, kur gjithë bota përballet me pandeminë  në përmasa të papara dhe në kohën kur  qendrat sportive rekreative në vend me të cilat ekonomizon ndërmarja  janë para  sfidës serioze. Presim  që me cilësinë e tij dhe përvojën profesionale do të arrijë  suksese të mëdha dhe zhvillim të mëtutjeshëm të kompanisë dhe kapacitetet turistike me të cilat ekonomizon ndërmarja”, informojnë sot nga kompania.

Avziu është ekonomist i diplomuar  në Universitetin e Evropës Juglindore , drejtimi  i financave dhe për momentin është në studimet pasdiplomike në Universitetin e njëjtë. Nga dhjetori i vitit 2019 ai ishte  sekretar shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Nga viti 2018 është drejtor i sektorit për resurse njerëzore  në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga dhjetori i vitit 2013 deri në shtator të vitit 2018 ka punuar si këshilltar i drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor. Nga marsi i vitit 2011 deri në dhjetor të vitit 2013 e ka kryer funksionin e udhëheqësit në njësinë e Ministrisë së Ekonomisë  në Inspektoratin shtetëror për kontrollim teknik. Avziu, në periudhën nga qershori i vitit 2009 deri në shkurt të vitit 2011, ka punuar në pozitën e këshilltarit  për dokumente rrugore në Ministrinë e Punëve të Brendshme – Tetovë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zaev: Qëndrimet e Georgievskit janë qëndrime të tija personale dhe jo të Qeverisë

Z H

Rexhepi: Mbështesim interpelancën e Mexhitit kundër Grubit

R Zh

“Rindërtimi i Sallës Universale do të nis gjatë muajit maj”

Z H

Bishevac: Kërkesat bullgare janë absolutisht të papranueshme dhe joevropiane

R Zh

Zaev: Askush nuk ka kërkuar rotacion të ministrave të BDI-së

Z H

Edhe më tej nuk ka burg për Boban Iliçin, Gjykata i shtynë dënimin për pas 3 muajve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...