Maqedoni TOP LAJM

Ademi: Grubi i brengosur për “makinerinë votuese” në administratë, jo për shqiptarët

Zhurnal Ads

Shkup, 1 tetor, zhurnal.mk – Paralajmërimi i BDI-së, gjegjësisht i zv/kryeministrit Artan Grubi për subvencionimin e kompanive private për punësimin në baza etnike hapi dileme dhe ka hasur në reagime të shumta në opinionin e gjërë publik.

Visar Ademi, ekspert ekonomik, në një prononcim për gazetën Lajm ka theksuar se Grubit më tepër i intereson makineria votuese e BDI-së që janë në administratë, sesa vërtetë e ka gajlen për interesin e shqiptarëve. Ai thotë se ky propozim i Grubit është populist.

“Kjo është interesante shumë, prandaj unë e dua ekonominë, se ekonomia është dora e padukshme ku oferta dhe kërkesa gjithmonë duhet të barazohen. Ofruesi i vendeve të punës është sektori privat, ai ose ajo e përcakton se çfarë është e nevojshe dhe çfarë nuk është e nevojshme. Ato e përcaktojnë cilat janë kriteriumet, kompetencat dhe aftësitë edhe normalisht njohjet e gjuhëve. Unë mendoj se ka kaluar koha kur kriterium ishte njohja e gjuhëve të huaja anglishtja, më tepër fokusohet në kërkesën e kompetencave sepse kompanitë tona nuk konkurojnë vetëm në tregun lokal por konkurojnë edhe në tregjet rajonale atje ku nuk është e domosdoshme as gjuha maqedonase ose shqipe, është e domosdoshme gjuha angleze, frenge etj. Dhe këto kompani sot në ekonominë e dijes duhet të fokusohen në shitjen e produkteve në tregjet më të mëdhaja global se sa Maqedonia. E dyta mendoj se kjo është populiste, pak e shumë ajo që paralajmëronte Zoran Zaev që 20 për qind të fuqisë punëtore në sektorin publik do të largon nga puna dhe unë mendoj se Artan Grubi është më tepër i shqetësuar për votuesin e vet të BDI-së, ato 20 për qind, i bie dikund 30 mijë veta, një numër i madh do jenë shqiptarë të cilët do të duhet ti strehon dikun sepse ata janë makineria votuese e BDI-së dhe mendojë se më tepër e kak gajlen tek votuesit e vet se sa e ka tek grupi etnik shqiptarë”, ka deklaruar Ademi.

Ndryshe, edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka theksuar paratë publike nuk duhet ndarë sipas përkatësisë etnike. Sipas tij, në vend të parë duhet të jetë profesionalizmi dhe cilësia.

“Çdo qytetar është i barabartë dhe merr mundësi të njëjta dhe trajtim të njëjtë. Mendoj se është mosmirënjohëse të synojmë që paratë publike të shpërndahen në baza etnike. Unë përgjigjem me një nënpyetje: A do të duhet për një fëmijë të sëmurë të pyesin nëse është shqiptar, turk apo maqedonas dhe kështu t’i japim paratë? Nëse përgjigjja është – po, atëherë së bashku do ta formojmë atë model. Mendoj se në një shoqëri të drejtë duhet ta harrojmë këtë”, tha Fatmir Bytyqi – Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.

Postime të ngjashme

Ruskovska: Personi N.G i cili ndodhet në arrati, është marrë në pyetje për “Parcelat në Vodno”

admin

“Dhuna në Qendër”: 1 vjet e gjysmë burg për Gruevskin, ndërsa dënim me kusht për Janakieskin

Z H

Shilegov: Ka vullnet politik për të vazhduar procesi i decentralizimit

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...