Agjencia Zhurnal.mk

Ademi: Në arsim nuk ka ngecje, ka reforma

Shkup, 29 qershor – Në sferën e arsimit  po bëhen reforma rrënjësore dhe ndryshime të ligjeve me qëllim të avancimit të procesit arsimor  në të gjitha ciklet. Kështu i përgjigjet  numri një  i këtij dikasteri Arbër Ademi akuzave  të ish zëvendësit të tij që dha dorëheqje me arsyetimin se   reformat në arsim po ngecin dhe nuk po zbatohen në praktikë.

Ademi për TVM 2, pohon se vërejtjet nuk janë reale, sepse  sistemi arsimor po i  nënshtrohet shumë risive, po përgaditen dy propozim ligje dhe të gjitha këto ndryshime po bëhen në konsultime me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Nga emrimi im kemi ligj të ri për mbështetjen e të rinjëve gjatë blerjes së instrumenteve muzikore, kemi ndryshim të Ligjit për standard studentor ku kemi bursa për të gjithë ata që vendosin të studiojnë për mësimdhënës, kemi ndryshim të Ligjit për standard të nxënësve me çka parashihet ndihmesë konvikteve të nxënësve, po ashtu kemi 22 tekste të korrigjuara,  programe të reja të muzikës ku nuk do jenë këngët e përkthyera,  programe të reja në lëndën e gjeografisë për klasën e 7-8 dhe 9 , programe të reja mësimore në lëndën Arsimi qytetar,  kemi dy propozim ligje me 1 milion risi, kemi ngritje të pagave për 5 përqind për këtë vit dhe trendi po vazhdon dhe risi të bazuara në të dhëna në analiza kredibile dhe jo në perceptim” – tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...