Agjencia Zhurnal.mk

Ademi: Në Shkup jemi vetëm për fitore – lojtarët luajnë për flamurin dhe stemën

Agim Ademi është deklaruar rreth ndeshjes që Kosova do të zhvillojë ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.

Ia pari i FFK-së ka thënë se ata gjendet në Shkup vetëm për fitore dhe se lojtarët nuk luajnë për premi, por për flamurin dhe stemën që kanë të vendosur në kraharor.

“Ne presim fitore. Nuk kemi kërkuar shtyrje të ndeshjes. UEFA ka caktuar datat, pas ndeshja ishte shtyrë disa herë dhe janë data që në çfarëdo situatë që na gjejnë ne jemi gati”, ka thënë Ademi në një intervistë për NewsTV.

“Kemi pasur parasysh që mund të ndodhë kjo, pasi edhe në dy ndeshjet e kaluar kishim probleme të tilla si kemi sot. Është situatë e tillë gjithandej botës me COVID-19”.

“Gjithsesi ne do të mundohemi ta bëjmë më të mirën të mundshme me kapacitetet që kemi”.

“Sa i përket premive janë çështje tjera por duhet ta dini që kombëtaren luajnë më shumë për stemën, flamurin, kombëtaren, gjërat tjera janë më pak të rëndësishme”.

“Gjithsesi, secila kombëtare e ka rregulloren e vetë dhe shpërblimet shkojë kryesisht me plasman, gjë të cilën e kemi edhe ne”, ka përfunduar i pari i futbollit kosovar.

Të enjten (8 tetor) me fillim nga ora 20:45 në Arena ‘Todor Proeski’ në Shkup, Maqedonia e Veriut dhe Kosova zhvillojnë përballjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Kombeve, në kërkim të një shansi për të luajtur në Kampionatin Evropian.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...