Agjencia Zhurnal.mk

Ademi: Qeveria duheshte në këtë periudhë ta ulë TVSH-në

Shkup, 1 prill, zhurnal.mk – Mirë është që janë, por keq është që këto stimulime ekonomike me shumë mundësi nuk do të jenë të mjaftuara. Analistët ekonomik thonë se masa e propozuar ekonomike nga ana e Qeverisë do të shërojnë disa plagë të ekonomisë vendore, por paralajmërojnë se situata duhet me kujdes të ndqiet dhe të sillen nëse është nevoja edhe një pako tjetër të masave, sepse sipas pritjeve , kjo krizë do të përfshinë shumë pjesë të ekonomisë vendore.

Askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo krizë, nëse zgjatë më pak atëherë edhe pasojat do të jenë më të vogla, nëse zgjatë më shumë atëherë pasojat do të jenë katastrofale. Qeveria mbrëmë propozoi subvencione direkte për kompanitë e prekura në vlerë prej 14.500 denarë në muaj për punëtor, subvencionim të kontributeve, ndihmë në para nga gjysmë rrogë për personat të cilët do të mbeten pa punë për shkak të krizës. Kryeministri Spasovski kumtoi se rroga e funksionerëve në prill dhe maj do të jetë në nivel të minimales.

Eksperti ekonomik Visar Ademi vlerson se nga pakoja e re e masave është pozitive që rrogat e punëtorëve të sektorit publik nuk do të ulen.

“Funksionarët edhe ashtu kanë rroga mbi mesataren, por edhe beneficione të mëdha, për shkak se vlersoj se humbja e tyre do të jetë më e vogël në krahasim me të tjerët të punësuar në sektorin publik”, thotë Ademi.

Negativja në masat sipas tij, është ajo se në këtë pako iu ndihmohet vetëm kompanive dhe të punësuarve, por shumë pak gjithë popullatës. Ai vlerson se ndihma për faturat e rrymës dhe ujit nuk është e mjaftueshme.

“Gjithashtu, vlersoj se qeveria në këtë periudhë duhej ta zvoglon edhe TVSH-në, të lirohen për pagesë të TVSH-së”, vlerson për Faktor, Ademi.

Ajo që mungon në këtë pako të masave, por edhe në disa shtete tjera janë masat afatgjate, gjegjësisht politika, të cilat efekte nuk do të ndjeheshin menjëherë, por si përgatitje për ndonjë krizë tjetër.

“Duhet të mendohet edhe për sektoret strategjike, si dhe në prodhimtarinë e ushqimit, prodhime bujqësore, preparate medicinale dhe të tjera. Gjithashtu duhet të mendohet edhe për arsimit, dhe subvencionet që jepen në këtë sektor të jenë në bazë të inovacioneve, e jo vetëm në bazë të shtypit të diplomave”, thotë Ademi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...