Ademi: Qeveria monoetnike nuk ka legjitimitet të organizojë përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

nga Redaksia

Shkup, 9 gusht – Arbër Ademi nga BDI tha për VLEN-in se, janë humbës të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale dhe shtoi se, ia dorëzuan Marrëveshjen e Ohrit, si e quan ai, putinistit Ivan Stoillkoviq. Ademi tha se Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet për organizimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ndërkohë që tha se, Stoilkoviçi dhe kjo Qeveri monoetnike i ka zvogëluar mjetet për shënimin e përvjetorit të MO.

“Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, pa legjitimitet nga votuesit, si vazal të VMRO-së, në rolin e vazalit dhe nënvlerësuesit të shqiptarëve, ia dorëzuan Marrëveshjen e Ohrit putinistit Ivan Stoilkoviq, ashtu siç i dorëzuan shqiptarët te Vuçiqi dhe Putini.

Rrjedhimisht, kjo Qeveri monoetnike nuk ka legjitimitet të organizojë përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

Gjithashtu edhe mjetet për shënimin e përvjetorit për Marrëveshjen e Ohrit, Stoilkoviçi dhe kjo Qeveri monoetnike i ka zvogluar, siç i ka zvogëluae për shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, tha Arbër Ademi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More