Adi Kreka zgjedhet kryetar i ri i Lëvizjes Demokratike, dega Strugë

nga Xh M

Strugë, 18 janar – Adi Kreka zgjedhet kryetar i ri i Lëvizjes Demokratike, dega Strugë. Adi Kreka mori drejtimin si kryetar i ri i degës së Strugës, duke u zgjedhur me unanimitet nga anëtarësia e pranishme.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti, i shoqëruar nga eksponentë të lartë të partisë, duke i dhënë rëndësi të veçantë procesit zgjedhor dhe strukturimit të degës në nivel lokal.

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për riorganizimin dhe forcimin e Lëvizjes Demokratike në Strugë, me synimin për të intensifikuar aktivitetet dhe angazhimin politik në të gjithë rajonin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More