Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Nga sot Administrata do të punojë nga shtëpia, ndërsa transporti publik me kapacitet të përgjysmuar

Zhurnal Ads

Shkup, 21 tetor, zhurnal.mk – Të gjitha objektet hotelierike do të punojnë deri në orën 23:00, administrata shtetërore duhet ta organizojë punën nga shtëpia ose në turne, ndërsa kapaciteti i transportit publik do të kufizohet për 50 përqind.

Këto janë pjesë e rekomandimeve të Komisionit për sëmundje Ine me qëllim të mbrojtjes nga Kovid-19, të cilat Qeveria dje i miratoi dhe të njëjtat menjëherë kanë hyrë në fuqi.

Sipas vendimit të Qeverisë, gara atletike “23 Tetori” do të shtyhet dhe do të ketë ndalesë për publikun për ngjarjet sportive që i organizon Federata e Volejbollit dhe federatat tjera sportive.

Gjithashtu, dje është miratuar edhe protokolli për provime profesionale të mësuesve ose bashkëpunëtorëve profesiona, gjatë pandemisë COVID-19.

Këto propozime Qeveria i ka pranuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive, me qëllim që të parandalohet përhapja e coronavirusit.

Ndryshe, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtje të popullsisë në kohë të pandemisë, dje ishin në rend dite në Kuvend, ndërsa opozita kërkoi kohë shtesë në mënyrë që t’i pranojë. Me ndryshimet në këtë ligj, mbajtja e maskës do të jetë e obligueshme edhe në ambiente të hapura.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Arrestohet 26 vjeçari nga Shkupi, posedonte substancë narkotike

T E

Shtatë të lënduar në një aksident në rrugën Kërçovë-Gostivar

T E

Prodhuesit e duhanit në Maqedoni duhet të paraqesin tepricën

Z H

LSDM: Vetëm Mickoski dhe partia e tij i gëzohen viktimave nga Covid

E.E.

Kurz refuzon shpërndarjen e refugjatëve në BE

R ZH

Shkupi me strehimore të re për qentë endacak

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...