Administrata do të punojë vetëm 4 orë ditëve të premte ?

Shkup, 30 shtator – Në vend 40 orë, administrata do të punojë nga 36 orë në javë. Nga e hëna deri të enjten është paraparë të punojnë nga 8 orë ndërsa të premten vetëm 4 orë, transmeton Zhurnal.

 

Kjo është paraparë me ligjin e ri për zyrtarë administrativ i cili është në draft version. Ligjin e ka përgatitur ministria për shoqëri informatike dhe administratë, ndërsa me nenin 55 i cili ka të bëjë me kohën e punës, parashihet që orari i plotë i zyrtarëve administrativ të shënojë 36 orë në ajvë, gjegjësisht tetë orë në ditë nga e hëna deri të enjten ndërsa vetëm katër orë të premten.

Për kohë jo të plotë pune të administratorëve do të llogaritet koha e punës e cila është më e shkurtër se 36 orë në javë, shkruhet në ligj.

Për momentin nuk ka paralajmërime kur do të gjendet para deputetëve ky propozim ligj duke patur parasysh pushimin zgjedhor të Parlamentit.//Zhurnal.mk

Related posts

Ulet numri i të prekurve nga Covid-19, në spitale pacientë të pavaksinuar

D V

Mbledhje të Komisionit për Financa dhe Buxhet dhe Këshillit Buxhetor të Kuvendit

Z H

Mickoski: Në këto zgjedhje nuk zgjidhni vetëm kryetar komune

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More