Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Administrata e re e SHBA-së do të ndihmojë integrimin evropian të Maqedonisë

Shkup, 27 janar – Administrata e re e SHBA-së do të monitorojë dhe ndihmojë integrimin euro-atlantik të Maqedonisë të Veriut dhe në këtë kontekst do të ngrejë çështjen e bllokadës bullgare të pranimit të Shkupit në BE, vlerëson Vlladimir Vlladimirov, ekspert mbi çështjet ballkanike dhe koordinatori i departamentit të komunikimeve publike dhe çështjeve publike të Partisë “Republikanët për Bullgarinë”.

“Presidenti Xho Bajden është jashtëzakonisht i njohur me situatën në Evropën Lindore dhe Ballkanin. Një nga pikat që administrata e re e Shtëpisë së Bardhë do të përqendrohet do të jetë përforcimi i krahëve lindorë dhe jugorë të NATO-s dhe BE-së. Çështja e vetos së Bullgarisë mbi Republikën e Maqedonisë të Veriut me siguri do të ngrihet për diskutim. Do të ketë shumë diskutime diplomatike mbi atë temë dhe nëse interesat strategjikë të rajonit duhet të mbahen peng i lojërave të brendshme politike dhe nëse Krasimir Karakaçanov do të ketë sukses të hyjë në Kuvendin e ardhshëm”, deklaroi Vlladimirov për televizionin bullgar TV + dhe TV.

Donald Tramp udhëhoqi SHBA-në si një korporatë, por tani, sipas analistit bullgar, një politikan profesionist për kohë të gjatë me përvojë të madhe ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë.

“Mendoj se do të kemi mesazhe më të qarta dhe më të forta nga administrata e re e SHBA-së. Një pikë shumë e rëndësishme është Maqedonia e cila është një nga vendet e pakta evropiane që ka marrëveshje me SHBA-në për partneritet strategjik, përfshirë mbështetjen ushtarake, përpara se të bëhet anëtar i NATO-s. Një nga interesat që SHBA-ja do të ndjekin dhe ndihmojnë është integrimi euro-atlantik i Maqedonisë”, tha Vlladimirov.

Në kontekstin e politikës rajonale dhe pozicioneve të Sofjes dhe Beogradit ndaj Shkupit, ai beson se tema e “Maqedonisë së Veriut” është shumë e rëndësishme si për Serbinë dhe Bullgarinë dhe kjo sigurisht u diskutua gjatë vizitës së fundit të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq në Bullgari.

“Serbia sigurisht që ka ofertë për Bullgarinë dhe se Maqedonia e Veriut ka qenë sigurisht temë bisede”, tha Vlladimirov.

Ai ngre gjithashtu çështjen e logjistikës dhe qendrës humanitare të Rusisë në Nish e cila sipas tij nuk është asgjë më pak se bazë e kundërzbulimit, më pak se 100 kilometra nga kufiri ajror me Bullgarinë.

“Kujt i drejtohet kjo bazë? Ministrja Ekaterina Zaharieva duhet të pyesë gjithashtu për armët e reja ruse dhe kineze që mbërrijnë në Serbi, nëse ato vendosen në kufirin me Bullgarinë. Nuk ka përgjigje për këtë pyetje”, thotë Vladimirov.

Sipas tij, Serbia ka ndikim të madh politik, ekonomik dhe ushtarak-kundërzbulues në Maqedoninë e Veriut.

“Ata kontrollojnë qarqe të mëdha politike dhe ekonomike, ndërsa për ta çështja më e rëndësishme lidhet me Kosovën. Nëse Bullgaria tërheq mbështetjen për Kosovën, atëherë Serbia mund ta ndihmojë atë në mosmarrëveshjen rreth Maqedonisë së Veriut”, deklaroi analisti dhe eksperti bullgar i çështjeve ballkanike Vlladimir Vlladimirov. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson / Afaristi i mirënjohur, Argëtim Saliu kandidat për kryetar komune i koalicionit ASH – AAA për Strugë?

Bexhet Musliu

Bilall Kasami dhe gjithë funksionarët e Lëvizjes Besa bëjnë thirrje për Regjistrim të popullatës

T E

“Shtetësia”, janë paraqitur rreth 1 000 persona

T E

Hoxha: Deri më 31 mars do të prolongohet afati për blerjen e edhe 1.500 tonë duhan

Bexhet Musliu

Izraeli lider në botë, Serbia ndër të parat, ja në cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

T E

Arrestohen dy shtetas britanez në aeroportin e Shkupit me test PCR të falsifikuar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...