Administrata Tatimore për nëntë muaj mbledh 447 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se për periudhën janar-shtator ka mbledhur 447.01 milionë euro.

ATK thotë se këto të hyra janë 11.2 për qind më shumë apo 44.8 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Janë 44.8 milionë euro apo 11.2 për qind të hyra tatimore të inkasuara për periudhën janar-shtator 2021. Duke arritur që të mbledh në total 447.01 milionë euro tatime, që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, atëherë kemi rritje për 110.8 milionë euro apo 33 për qind, si dhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019 kemi rritje prej 74.7 milionë euro apo 20.1 për qind”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas ATK-së, kjo rritje e inkasimit është reflektim i shmangieve tatimore.

Related posts

Pavllova: Kompanitë të përqëndrohen në digjitalizimin dhe ekonominë e gjelbër

D V

Besimi në Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore

D V

Me çfarë mungesa të produkteve po përballet bota?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More