Administrata të ketë kujdes, tani e tutje qytetarët më lehtë mund të ankohen për sjelljen e tyre!

Shkup, 23 shtator – Zëvendëskryeministri i obliguar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore Lupço Nikollovski dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri sot e prezantuan “Sistemin e ri elektronik për parashtrimin e ankesave dhe denoncimeve elektronike lidhur me shërbimet ndaj administratës publike”.

Prej nesër, siç paralajmëroiu zëvendëskryeministri Nikollovski, qytetarët pa pengesa do të mund ta shfrytëzojnë sistemin dhe përmes internetit t’i parashtrojnë denoncimet e tyre që lidhen me shërbime ose me korrupsion të cilët i ofron administrata publike. Qendra për thirrje, megjithatë, do të punojë çdo ditë nga ora 08:00 deri në ora 16:00 gjatë ditëve të punës, ndërsa numri i telefonit është 02 315 0050.

Nikollovski theksoi se ky sistem është “edhe një aleat i fuqishëm” në pranimin e vullnetit të qartë politik, por edhe projekte dhe rezultate konkrete në pjesën e luftës pa kompromis kundër korrupsionit.

“Ky sistem është një tjetër aleat i fortë në luftën pa kompromis kundër korrupsionit, në inkurajimin e qytetarëve të raportojnë kur kërkesat e tyre për shërbime të caktuara nuk veprohen. Me krijimin e sistemit, ne marrim një kanal dixhital për raportimin e ankesave në lidhje me shërbimet dhe korrupsionin, i cili do të përmirësojë efikasitetin e institucioneve publike, cilësinë e shërbimeve, shpejtësinë, si dhe kënaqësinë e qytetarëve dhe personave juridikë nga administrata”, tha zëvendëskryeministri përgjegjës për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm Nikollovski, në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri.

Në mënyrë shtesë, vlerësoi Nikollovski, me këtë sistem, do të përmirësohet transparenca lidhur me veprimin e organeve të administratës shtetërore, ashtu që komunikimi dhe procesi i shkarkimit do të jenë në mbikëqyrje të qytetarëve dhe personave juridikë me qëllim të krijimit të presionit publik për tejkalimin e problemeve,

Sistemi elektronik, sqaroi zëvendëskryeministri, është paraparë të implementohet si modul i veçantë në kuadër të Portalit kombëtar për shërbime elektronike. Përmes tij qytetarët dhe personat juridikë do të mund të përcjellin denoncim për cilin do shërbim deri tek institucioni, si shfrytëzues të paralajmëruar ose anonimitet me mundësi për evidentimin e denoncimit, duke përfshirë edhe për mundësinë për korrupsion.

Të njëjtën do të mund ta bëjnë edhe përmes telefonit, për çka është vendosur qendra e thirrjeve dhe është hapur linja e telefonit që prej sot.

Që të mundet të monitorohet, sistemi do të gjenerojë raporte mujore për numër të përgjithshëm të denoncimeve, ankesave dhe propozimeve të pranuara, numrin e përgjithshëm të denoncimeve të pranuara, propozime për institucione dhe sfera, numri i përgjithshëm i veprimit të vonuar për lëndë të ndryshme, si dhe sa prej tyre janë pranuar, refuzuar, ridërguar. Këto raporte, potencoi Nikollovski, do të jenë bazë për analiza adekuate për propozimin e masave dhe aktiviteteve adekuate në sferat konkrete.

Përndryshe, javën e kaluar ishin organizuar trajnime për dy grupe nga ana e kompanisë “Nekstsens”, në të cilat morën pjesëmarrje 70 të punësuar nga shumë institucione të cilët do të punojnë në pranimin e ankesave nga ana e qytetarëve dhe do t’i dërgojnë në institucionet e tyre për shqyrtim të mëtutjeshëm dhe veprim. Paralelisht me këtë në trajnime ishin prezentë edhe të punësuar në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë të cilët do të punojnë në qendrën thirrëse në kuadër të Qeverisë.

“Roli i tyre do të jetë përmes komunikimit me telefon që të pranojnë ankesa dhe të njëjtat t’i vendosin në platformën onlajn me ka qytetarët do të mund ta realizojnë mundësinë e tyre për parashtrimin e denoncimeve edhe përmes lidhjes telefonike”, sqaroi Nikollovski.

Në kuadër të portalit, shtoi ai, do të mbesin edhe funksionalitete rrjedhëse për veprim për çështje në lidhje me ndonjë shërbim të caktuar, institucion, paralajmërim, regjistrim dhe aspekte të tjera.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri informoi se MSHIA si bartëse e Portalit Nacional për Shërbime Elektronike, përmes secilit qytetar dhe personave juridikë kanë qasje dhe mund të hapin shërbime elektronike, vazhdimisht e plotëson me shërbime të tjera.

Ai njoftoi se për momentin janë në fazën përfundimtare dhe paralajmëroi se javën e ardhshme bashkë me Ministrinë e Drejtësisë dhe bashkë me 26 gjykata nga i gjithë shteti do të promovojnë shërbime të reja për vërtetime dhe dokumente nga evidenca penale për qytetarët.

“Ato janë qindra orë të kursyera pritjeje para sporteleve, shumë nervozë dhe burim për korrupsion”, theksoi Shaqiri.

Ministri paralajmëroi se javët në vijim dhe deri në fund të vitit 2021 do të promovohen edhe dhjetëra shërbime të reja së bashku me MPB-në, MBPEU-në, MPJ-në, Ministrinë e Ekonomisë…

Related posts

Vazhdimi i të drejtës së bursës – për nxënësit në shtator, për studentët në tetor

Z H

Pendarovski ua uroi ditën e parë të shkollës nxënësve të klasave të para

Z H

Zjarr i madh mbi stacionin hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në afërsi të Velesit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More